28 Mars 2024

Hasani dhe Haxhijaj në konventën sportive SportAccord 2017

Prishtinë, 6 prill - Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj po marrin pjesë në Konventën e SportAccord-it, që po mbahet në Arhus të Danimarkës i cili është shpallur qyteti i kulturës Evropiane për 2017. 

Konventa Sportaccord është ngjarja më e madhe sportive në botë e cila paraqet takimin vjetor të udhëheqësve dhe vendimëmarrësve të globit.

Në këtë ngjarje, përveç krerëve të komiteteve olimpike kombëtare, Kryetarit të SportAccord, Francesco Ricci Bitti po merr pjesë edhe presidentit i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.Nder takimet e para delegacioni i Kosovës pati me Sir Craige Reedie, President i WADA.

Presidenti Hasani dhe Sekretari Haxhijaj me këtë rast kanë takuar edhe një numër të madh të kryetarëve të federatave ndërkombëtare sportive si Ching Kuo Wu, President i AIBA-s, Hasan Mustafa, President i IHF, Marius Vizer, President i IJF, Ugur Erdener, President i WA, Brian Cookson, President i UCI, me anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kryetarë të komiteteve olimpike nga vende të ndryshme, përfaqësues të bizneseve të ndryshme investuese në sport si dhe agjencive mediatike sportive botërore, si insidethegame, sport channel, etj.

Gjithashtu, ata kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga Peace and Sport me rastin e ditës ndërkombëtare të sportit për paqë dhe zhvillim drejtuar nga Joel Bouzu.

Delegacioni i Kosovës ka takuar edhe Kryetarin e FISU-së z. Oleg Matytsin, me të cilin diskutuan për proceduren e përshpejtuar të pranimit të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës në FISU!

Presidenti Hasani dhe Sekretari Haxhijaj kanë prezantuar në takimet e tyre të arriturat dhe sfidat e sportit në Kosovë, dhe kanë kërkuar mbështetje në avancimin e mëtutjeshëm të sportit të Kosovës si në organizimin e brendshëm si dhe atë ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)