23 Prill 2024

Gjermania vazhdon të mbështes Federatën e Futbollit të Kosovës

Prishtinë, 21 mars - Ambasada Gjermane ka kënaqësinë të njoftojë se Gjermania do të vazhdojë të mbështes Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) me një ekspert gjerman, përmes Federatës Gjermane të Sportit Olimpik (DOSB).

Eksperti gjerman i futbollit, Michael Nees do të vazhdojë të dërgohet në Republikën e Kosovës për të mbështetur FFK-në për edhe një vit tjetër. Zoti Nees është duke e ndihmuar FFK-në që nga viti 2017.

Ambasadori Christian Heldt deklaroi “Kemi kënaqësinë të vazhdojmë së mbështeturi zhvillimin e futbollit kosovar me ekspertin e futbollit, Michael Nees, duke u përqendruar në futbollin e fëmijëve, të rinjëve, si dhe futbollin e femrave, gjegjësisht vajzave.” Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka mirëpritur lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes Gjermanisë dhe Kosovës në fushën e futbollit.

Në bashkëpunim të ngushtë me FFK-në, eksperti gjerman gjatë punës së tij do të përqendrohet më forcimin, zhvillimin dhe zgjerimin e infrastrukturës teknike të futbollit të Kosovës.

Kjo përfshinë këshillimin e FFK-së, veçanërisht në fushën e trajnimeve bazë dhe të avancuara për trajnerët, programin për përmirësimin e struturave të futbollit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe përqendrimin e veçantë në futbollin e fëmijëve, të rinjve, përfshirë futbollin e femrave dhe vajzave, e po ashtu edhe futbollin në shkolla, duke mbështetur formimin e ekipeve përfaqësuese të të rinjve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)