29 Mars 2024

Futbollisti më i pasur në botë është Faiq Bolkiah

Paris, 9 qershor - Çdo vit përpilohet klasifikimi i sportistëve më të pasur në botë dhe mes tyre ka shumë futbollistë.

Së fundmi është bërë e ditur se Cristiano Ronaldo është i pari ndër kolegët e tij që kap shifrën e 1 miliard Eurove për pasurinë e tij, duke u bërë sportisti i tretë më i pasur në botë dhe kjo të bën të mendosh se është pikërisht ai në krye të listës së futbollistëve më të pasur, por në të vërtetë nuk është kështu.

Futbollisti më i pasur në të vërtetë është Faiq Bolkiah, pjesë e skuadrës së Leicester.

Sulmuesi 22-vjeçar është djali i Princit të Bruneit Jefri Bolkiah dhe nipi i Hassanal Bolkiah, Sulltani i Bruneit. Pasuria e tij vlerësohet 18 miliardë Euro, një shifër kjo e paarritshme nga Ronaldo me 1 miliardin e tij.

Përsa i përket klasifikimit, podiumin e futbollistëve më të pasur e plotëson David Beckam-in me 400 milionë Euro i ndjekur nga argjentinasi Lionel Messi në vendin e katërt me 355 milionë, ndërkohë që pjesa tjetër e futbollistëve janë shumë larg kapitenit të Barcelonës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)