20 Tetor 2021

Forbes prezanton 10 lojtarët më të paguar në botë

New York, 23 shtator - Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka fituar vendin e parë në listën e futbollistëve më të paguar në botë. Sipas Forbes, ai ka zbritur nga froni Lionel Messin.

Ylli portugez u bashkua me Unitedin pas 12 vitesh, pas largimit nga Juventus, ndërsa Messi ka ndërruar klubin e fëmijërisë Barcelonën,  për t’u bashkuar me Paris St Germain.

Ronaldo, ndër sportistët më të njohur në botë me mbi 500 milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Tëitter, do të fitojë 125 milionë dollarë në sezonin 2021-22. 70 milionë dollarë që vijnë nga paga dhe shpërblimet në United, pjesa tjetër do të vijë nga partneriteti me markat e njohura si Nike, Herbalife, Clear dhe markën e tij CR7.

Messi, i cili kryesoi listën e vitit të kaluar, sipas Forbes zbret në vendin e dytë me 75 milionë dollarë fitime nga kontrata e tij me parizianët dhe 35 milionë dollarë nga sponsorizimet. Një total prej 110 milionë dollarësh.

Shoku i argjentinasit në PSG,  Neymar, i cili në maj nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2025, është i treti në listë me të ardhura totale prej 95 milionë dollarësh.

Një tjetër lojtar i PSG -së, Kylian Mbappe  me 43 milionë dollarë, është i katërti në listën e Forbes, ndërsa sulmuesi i Liverpoolit Mohamed Salah me 41 milionë dollarë, është i pesti.

Lista

Cristiano Ronaldo - 125 milionë dollarë

Lionel Messi - 110 milionë dollarë

Neymar - 95 milionë dollarë

Kylian Mbappe - 43 milionë dollarë

Mohamed Salah - 41 milionë dollarë

Robert Leëandoëski - 35 milionë dollarë

Andres Iniesta - 35 milionë dollarë

Paul Pogba - 34 milionë dollarë

Gareth Bale - 32 milionë dollarë

Eden Hazard - 29 milionë dollarë

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2021  - Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”. (Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial, ora 8:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar te Bankës Qendrore, Fondit të Kursimeve Pensionale, raportin e Qeverisë për Buxhetin e së Kosovës dhe Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Hotel Opera në Prishtinë, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti dhe Dimitrija Sekovski, përfaqësues i SKAT Consulting nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e programit studimor Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

- Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mjedisor ju ftojnë në konferencën për media, ku do të njoftoheni me zhvillimet e fundit që ndërlidhen me paditë për shpifje të ushtruara kundër aktivistëve Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferi, nga kompania Kelkos si dhe operimet e kësaj kompanie në Deçan. (Para objektit të Qeverisë ish-Rilinjda, ora 13:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për medie me rastin e Premierës së shfaqjes “Tanzminiaturen” & “Tangata” me koreografi nga Ricardo Fernando.  (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)