19 Prill 2024

Flamengo e dëshiron Ronaldinhon

Rio de Zhenerio, 25 mars - kuadra braziliane Flamengo, është duke e shqyrtuar mundësinë për ta rikthyer Ronaldinhon në vendlindje pas Kampionatit Botëror.

Klubi po shikon se si të përforcohet gjatë verës, pasi që Adriano dhe Vagner Love e kanë bërë të qartë largimin nga Flamengo.
 
Flamengo tentoi ta transferonte brazilianin në vitin 2009, por ky i fundit dëshiroi qëndrimin te Milani.

Ronaldinho ka impresionuar në Serie A, dhe nëse ai dështon të luajë në Botëror, atëherë nuk ka më se për çfarë të qëndrojë te Milani, me ç’rast Flamengo dëshiron të shfrytëzojë rastin.

Por, është i vështirë rikthimi i Ronaldinhos në Brazil. 30 vjeçari është shndërruar në lojtarin kyç të Milanit dhe duket të jetë mjaft i lumtur te klubi aktual.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)