19 Prill 2024

Fillon Liga rajonale në pingpong ‘Connect liga'

Shkup, 8 shkurt - Federata e Pingpongut të Kosovës nga sot fillon aktivitetet e saj për vitin 2020 me pjesëmarrjen në ligën rajonale ‘Connect ligen’ që do të organizohet në Shkup.

Bordi i FPPK-së ka pranuar propozimin e ud selektorit që Kosovën në këtë ligë ta përfaqësojnë
Kadet M - Blendi Hajdari dhe Rilind Gashi
Kadet F - Shega Hashani dhe Adea Babuni
Junior M - Fatih Karabaxhaku dhe Aulon Bivolaku
Juniore F - Alma Mehmeti dhe Jerina Rexhepi
Trajner - Rifat Rifati dhe Ridvan Hashani
Udhëheqësi i rrugës - Nehat Çitaku

Connect Liga ka filluar në nëntorin e vitit të kaluar në Kosovë, e sivjet do të mbahet në Maqedoni, Mal të zi, Shqipëri, e në fund në Kosovë, për të nxjerr Përfaqësueset më të suksesshme.

Kosova në xhirot e para ka dalë si përfaqësuesja e parë në 3 kategori: Junior M, Kadet M dhe Kadet F si dhe e dyta në kategorinë e Junior F.

Në fundjavën tjetër (15-17 shkurt) është paraparë organizimi i mbledhjes së Kuvendit si dhe shpërblimit të laureatëve , e pastaj me 17 shkurt organizimi i turneut dita e pavarësisë, për të cilën tanimë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre shumë përfaqësues nga ITTF, ETTU, STAG e nga Rajoni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)