28 Mars 2024

Fabregas: Kurrë se kam fshehur dëshirën se e dua Barcelonen

Madrid, 6 shkurt - Kapiteni i Arsenalit, spanjolli Cesk Fabregas asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona, mirëpo se kur do të ndodh një gjë e tillë, edhe vetë ai nuk mund ta thotë.

“A dua të rikthehem te Barcelona? Kurrë nuk e kam fshehur dëshirën që një ditë të rikthehem. Që kur kisha nëntë muaj, gjyshi im më dërgonte në “Kamp Nou”. Gjithë jetën e kam kaluar duke i mbajtur ngjyrat “blaugranë”, ka thënë Fabregas.

Fabregas rrjedh nga shkolla e të rinjve të Barcelonës, por në moshën 16-vjeçare e lëshoi klubin për të kaluar në Arsenal, ku nën drejtimin e Venger është shndërruar në një prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Mediat në Spanjë shkruajnë se Fabregas në fund të sezonit do të rikthehet në “Kamp Nou”, ndërsa presidenti i Barcelonës, Johan Laporta, është i gatshëm të ndajë 50 milionë euro për të.ekonominë me kredi të lira.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)