18 Prill 2024

Euro 2020 rrezikon shtyrjen, shkaku i Koronavirusit

Gjenevë, 11 mars - Situata alarmante e krijuar nga koronavirusi krahas panikut që po shkakton, ka detyruar që një serë aktivitetesh të pezullohen si masa parandaluese.

Momentalisht futbolli po luhet pa praninë e tifozëve në kampionate të ndryshme, por  një dilemë e madhe është nëse do të anulohet kampionati europian që do të nisë në qershor.

Momentalisht UEFA nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por shumë shpejtë do të jetë e detyruar ta bëjë një gjë të tillë.

Mendohet që nga mesi i muajit maj do të duhet te merret një vendim. Po shqyrtohet kjo periudhë pjesërisht për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet deri atëherë, nëse do të ketë përmirësim apo përkeqësim të gjendjes.

Skenari më i keq është pezullimi kampionatit europian ose zhvillimi i tij në një periudhë të mëvonshme pra kampionati europian të zhvillohet në 2021-in.

Një tjetër alternativë është që europiani të zhvillohet me dyer të mbyllura. UEFA është duke vëzhguar me kujdes të gjithë skenarët, pasi çdonjëra prej tyre mund të aplikohet në varësi të situatës.

Euro 2020 ndryshe nga çdo herë tjetër këtë vit do të zhvillohet në 12 shtete, diçka që shton rrezikun e përhapjes me ritme edhe më të larta të koronavirusit.

Italia do të jetë një prej shteteve që do të presë Euro 2020 dhe momentalisht vendi fqinj është një prej shteteve europiane që po vuan më së shumti pasojat e Euro 2020.

Nëse situata rëndohet atëherë UEFA do të jetë e detyruar që të vendosë pezullimin e Euro 2020.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)