19 Mars 2024

Emërohet Sekretari i Këshillit për Parandalimin e dhunës në sport

Prishtinë, 19 qershor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në bazë të Rregullores nr. 03/2018 për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka nënshkruar vendimin për emërimin e Feim Hoxhës, Sekretar i Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Feim Hoxha, njëherësh udhëheqës i Departamentit Ligjor në MKRS, në rolin e sekretarit të Këshillit do të mbështesë dhe do të kujdeset për funksionimin administrativ të Këshillit.

Ministri e vlerësoi se me emërimin Sekretarit të Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, përmbushet edhe aspekti i fundi ligjor i funksionalizimit të këtij Këshilli, e cili do të ketë si qëllim luftimin e dukurive negative ne sportin kosovar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)