25 Prill 2024

Elting Dardania, Drita dhe Lidhja e Prizrenit fitues të Kupës se Kosovës

Prishtinë, 6 maj - Dje dhe sot, në palestrën e pingpongut të Pallatit të Rinisë dhe sporteve në Prishtinë, u organizua gara e ”Kupës së Republikës së Kosovës” për vitin 2018 në konkurrencën ekipore për Senior për meshkuj dhe femra si dhe për Junior.

Në kategorinë e juniorëve morën pjesë 6 ekipe. Ndeshje shumë interesante dhe e barabartë ishte ndeshja e të tetës së finales ndërmjet Ahmet Hoxhes dhe Shkollës që pas pesë setave përfundoi me 3:2 në seta për Shkollën. Në gjysmëfinalen e parë Lidhja e Prizrenit fitoi ndaj Shkollës me 3:0. Po ashtu edhe Vushtrria fitoi në gjysmëfinalen e dytë ndaj Hasan Prishtinës.

Në finale Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku ishin më të mirë se Aulon Bivolaku dhe Altin Muli duke fituar me 3:0, ndërsa në ndeshjen e tretë Blendi Hajdari pati punë më të vështirë ndaj Edona Shabanit ndaj të cilës fitoi me rezultat të ngushtë  3:2, e kështu Lidhja e Prizrenit mbrojti titullin nga viti i kaluar.

Në kategorinë e femrave u paraqitën vetëm dy klube, të cilat edhe zhvilluan ndeshjen finale, në të cilën lojtarët e Dritës vërtetuan epitetin e favoriteve. Në ndeshjen e parë Linda Zeqiri fitoi ndaj Shega Hashanit me 3:1, Alma Mehmeti fitoi 3:0 ndaj Jerina Rexhepit, e Hanife Zeqiri me 3:1 ndaj Alma Hoxhes, duke i siguruar titullin e kupës së Kosovës klubit të tyre.

Në kategorinë e meshkujve u paraqitën 7 klube, prej tyre 6 nga superliga dhe vetëm Dugagjini nga Liga e parë, për herë të parë pas shumë vitesh mungoi klubi i Prishtinës fitues i kupës nga viti i kaluar. Në të tetën e finales ndeshje e fortë u zhvillua ndërmjet Prizrenit dhe Sharrit që përfundoi me rezultat 3:1 për Prizrenin.

Në Gjysmë finalen e parë u takuan Elting Dardania dhe Ahmet Hoxha, që konsiderohej edhe finale para finales. Të gjitha ndeshjet ishin të barabarta por lojtarët nga Elting Dardania ishin më të suksesshëm, Rrahman Ademaj fitoi ndaj Yll Malokut me 3:1, e po ashtu edhe Milot Makolli ndaj Metor Shabanit e Jeton Oruqi ndaj Sylejman Çerkinit.

Gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Lidhjes së Prizrenit dhe Prizrenit gati sa nuk u shndërrua në befasi. Lojtarët e rinj të Lidhjes së Prizrenit mirë e filluan ndeshjen duke avancuar 2:0, së pari Kreshnik Mahmuti ndaj Alimehmet Kaqanikut 3:0 e pastaj edhe Fatih Karabaxhaku ndaj Erxhan Karabaxhakut 3:0. Shpresën për Prizrenin e ktheu Veton Gota që fitoi ndaj Berkan Bajmakut me 3:1. Në ndeshjen e katërt Erxhan Karabaxhaku që përdorë mjaftë mirë gomën me ‘thera’ avancoi ndaj Kreshnik Mahmutit me 2:0 në seta, e dukej se ndeshja do të barazohej, por Kreshniku nuk u dorzua duke barazuar rezulatatin në 2:2, e pastaj në setin e fundit triumfoi me 12:10 e më këtë edhe dërgoi klubin në finale. 

Në finale lojtarët e Lidhjes së Prizrenit e filluan mirë ndeshjen, Kreshnik Mahmuti fitoi për herë të parë ndaj Milot Makollit me 3:1 në seta, barazoi Rrahman Ademaj duke fituar 3:0 ndaj Berkan Bajmakut. Përsëri Lidhjen në epërsi e vëri Fatih Karabaxhaku që fitoi ndaj Jeton Oruqit me 3:1 në një ndeshje me shumë poena atraktivë nga të dy lojtarët. Rrahman Ademaj përsëri barazoi rezultatin duke fituar kësaj radhe ndaj Kreshnik Mahmutit me 3:0. Fitoren Elting Dardanisë ja siguroj Milot Makolli që fitoi ndaj Berkan Bajmakut me 3:0.

Rezultatet Senior meshkuj

Elting Dardania vs Shkolla E-connect 3:0

Sharri vs Prizreni 1:3

Dugagjini vs Lidhja e Prizrenit 0:3

Ahmet Hoxha vs Elting Dardania 0:3

Prizreni  vs Lidhja e Prizrenit 1:3

Elting Dardania vs Lidhja e Prizrenit 3:2

Rezultatet Senior femra

Drita  vs Ahmet Hoxha  3:0 

Rezultatet Junior

Prishtina vs Vushtrria 0:3

Ahmet Hoxha vs Shkolla 2:3

Shkolla vs Lidhja e Prizrenit 0:3

Hasan Prishtina vs Vushtrria 0:3

Lidhja e Prizrenit  vs Vushtrria 3:0

 
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)