17 Gusht 2022

Elhami Shabani fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë

Gjilan, 2 qershor – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nderuar sot me mirënjohje karateistin e mirënjohur, Elhami Shabani, pasi e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë “Gaziantep 2022.

Parapakisht, kryetari Hyseni ka zhvilluar takim ne zyre me Shabanin, i cili shoqërohej nga përfaqësues të Federatës së Karatesë së Kosovës, përkatësisht me kryetarin e saj, Anvi Gashi.

“Ndjehem krenar për përfaqësimin dinjitoz dhe sukseset e arritura që sportistët tanë po na i sjellin çdo ditë”, ka thënë kryetari i Gjilanit.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)