22 Tetor 2020

Ekipi olimpik i Kosovës do të përkrahet nga shteti

Prishtinë, 20 shkurt - Ministrja Vlora Dumoshi ka pritur në takim drejtuesit e Federatës së Mundjes së Kosovës (FMK), të kryesuar nga Naim Muja dhe mundësin Egzon Shala, i cili ka marrë zyrtarisht njoftimin nga Federata Ndërkombëtare e Mundjes që ka arritur normën olimpike.

Kësisoj, ekipit të sportistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” i shtohet edhe një sportist me normë olimpike.

Me këtë rast, Ministrja Dumoshi e uroi mundësin Egzon Shala dhe drejtuesit e FMK-së për këtë arritje dhe i dëshiroi suksese në paraqitjet në LO “Tokyo 2020”.

Ministrja tha se ekipi olimpik do të ketë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ngase paraqitja në Japoni nuk është vetëm personale por është prezantim edhe i shtetit të Kosovës dhe porositi që sportistët të përgatiten dhe të garojnë në mënyrë dinjitoze në këtë ngjarje të madhe sportive ndërkombëtare.

Po ashtu, ministrja u shpreh se programi dhe politikat për sportin e Kosovës që ka në plan MKRS-ja do të ndikojë drejtpërsëdrejti në avancimin e kësaj fushe të rëndësishme qoftë në cilësi ashtu edhe në masivizim.

Ndërsa, nga ana e tij, kryetari Muja e uroi ministren për marrjen e detyrës së udhëheqjes së MKRS-së duke i dëshiruar mbarëvajtje të punës dhe realizim të synimeve. Ai u shpreh se presin që ministria por edhe Qeveria në tërësi të rrisë mbështetjen dhe të kthejë syrin edhe më shumë ka fusha e sportit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020 - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

-  Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)