25 Shkurt 2021

Edhe pesë memorandume nënshkruhen me organizatat sportive

Prishtinë, 24 prill - Në kuadër të përkrahjes së drejtpërdrejtë të organizatave sportive, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nënshkroi edhe pesë memorandume bashkëpunimi.

Memorandumet u nënshkruan me Komitetin Paraolimpik të Kosovës, Federatën e Bjeshkatarëve Alpinistë, Federatën e Bilardos, Federatën e Sporteve për të Verbër dhe Organizatën e Tifozerisë Kombëtare ‘Dardanët’.

Memorandumet të cilat u nënshkruan janë në vazhdën e mbështetjes së përvitshme që MKRS-ja bën për organizatat që merren me sport në Republikën e Kosovës dhe mjetet që u ndahen atyre kanë për qëllim që ato t’i realizojnë planet dhe aktivitetet që kanë për objektivë për këtë vit.

Ndër tjera, ministrja Dumoshi i njoftoi drejtuesit e këtyre organizatave sportive se MKRS-ja po bën të pamundurën që t’u gjendet pranë sportistëve në këtë kohë të vështirë nëpër të cilën po kalojmë si pasojë e pandemisë.

“Besoj se përkrahja që MKRS-ja po e jep, do ta bëjë më të lehtë tejkalimin e sfidave që po përballeni ju si organizata me veçantitë që keni secila prej jush. Unë si ministre do të angazhohem me të gjitha mundësitë që të dëgjoj dhe përkrah organizatat sportive”, u shpreh ministrja.

Ndërkaq, drejtuesit e organizatave sportive të cilat nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit e falënderuan ministren Dumoshi dhe ministrinë për vëmendjen dhe përkrahjen e kushtuar ndaj organizatave sportive në vendin tonë.

Ata theksuan se pas qetësimit të gjendjes kur hiqet izolimi do të fillojnë menjëherë aktivitetet dhe përgatitjet që përpos realizimit të garave, pjesëmarrjes në to, do të angazhohen në rritjen e cilësisë dhe korrjen e rezultateve sa më të mëdha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2021

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura” në Dobrushtë, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon "Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2" ku do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyrët e ORCA's, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 196-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 13:00)