13 Nëntor 2019

Edhe në Gjilan hapet Panairi i Sportit

Gjilan, 22 tetor - Është hapur të martën në Gjilan Panairi i Sportit 2019, në të cilin kanë marrë pjesë klube sportive të të gjitha grupmoshave të profileve të ndryshme. Panairin e kanë shpall të hapur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Në fjalën e hapjes, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se në këtë panair, përpos ekspozimit e sukseseve të klubeve, sporteve kolektive dhe individuale, fëmijtë e vegjël dhe të shkollave mund ta shohin demonstrimine  talentëve të rinj.

“Jam i nderuar që në Gjilan është kthyer kryetari i KOK, Besim Hasani, i cili duhet të falënderohet për punën e madhe dhe misionin e tij të kompletuar në pranimin ndërkombëtar të Kosovës. Ne sot nga Gjilani, përpos ekspozimit e sukseseve të klubeve, sporteve kolektive dhe individuale, fëmijtë e vegjël dhe të shkollave mund ta shohin demonstrimine talentëve të rinj. Shpresoj që së shpejti do t’i ngjajmë sportistëve olimpik dhe do të sjellim medalje olimpike, kudo që jemi. Urime dita e festës olimpike”, ka thënë Haziri.

“Sporti  shkollor është i obligueshëm, ndërsa unë do të vazhdoj ta mbikëqyrë dhe t’i inkurajojë deri në fund të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ta aplikojnë dhe zbatojnë këtë sepse kemi ndërtuar një infrastrukturë jashtëzakonisht të mirë shkollore”, shtoi Haziri.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim  Hasani, e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri, pwr tw cilin tha se edhe si ish-ministwr, e ka frymëzuar në rrugëtimin për ndërkombëtarizimn e sportit.

“Sot pesë vite na ka njohur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe kjo ka qenë ngjarje historike që i hapi rrugë të gjithë sportistëve që të jenë prezentë në garat ndërkombëtare, duke dëshmuar se mund t’ia dalim në konkurrencë me shtetet më të zhvilluara. T’ju përkujtoj se medalja e artë e Majlinda Kelmendit, e ka radhitur Kosovën në mesin e 100 shteteve me medaljen të artë olimpike, përderisa 106 shtete ende nuk e kanë përjetuar gëzimin. Qëllimi i këtij aktiviteti është që ata që ju vizitojnë, t’i demonstroni shkathtësitë tuaja, në mënyrë që të jemi sa më atraktiv dhe t’i inkurajojmë djemtë dhe vajzat e reja që të merren me sport”, ka thënë Hasani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë konferencën ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’ që ka për qëllim të ofrojë mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t’u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me dy projekte të mëdha të Ministrisë së Infrastrukturës siç janë, rehabilitimi i rrugës Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Mitrovicë ku edhe do të bëhet edhe publikimi i hulumtimit mbi arsyet e vonesave në punime në këto dy rrugë, i titulluar “Rrugë pa fund”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" VoRAE organizon Festivalin Multikulturorë i pari i këtij lloji në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Në kuadër të fushatës “Jo drogë tek të rinjtë”, Task Forca Anti Drogë tek të rinjtë dhe siguri në Shkolla do të organizoj pritje për student, ku do të shfaqin prezantimet me njohurit e tyre lidhur me narkotikët, si dhe do të bashkëbisedojnë me Shefin e Task Forcës Anti Drogë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00) 

- Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenti, Visar Shehu, do të mbajë konferencë për shtyp për ta njoftuar opinionin publik me më të rejat nga fusha e shëndetësisë. (Zyret e Shërbimit Urgjent, rruga Tirana në Prizren, ora 11:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë mban konferencë për media në të cilën do të prezantojë edicionin e 19 - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë i cili organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. (Salla e konferencave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit te Mitrovicës "Muharrem Qena" shfaq premierën teatrore “Kur treni vonohet”, me autor Osman Goranci dhe me regji të Artan Tmavës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:00)