29 Mars 2024

Edhe ETA i refuzon Kosovës anëtarësimin

Curich, 25 shkurt - Federata Europiane e Tenisit (ETA) i ka mohuar Kosovës anëtarësimin. Federata e Tenisit të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Bordit Menaxhues të Tenisit Europian për të mos e pranuar aplikimin për anëtarësim, të bërë më 14 janar 2010.

Presidenti i këtij të fundit, Zhak du Pre, në një letër dërguar presidentit të Tenisit të Kosovës, Shkëlzen Domi, ka njoftuar se në takimin e javës së kaluar në Cyrich është vendosur të mos mbështetet aplikimi i Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga Federata e Tenisit të Kosovës, e cila vendimin e fundit të Tenisit të Europës e ka cilësuar si të padrejtë.

 

European Tennis Association (ETA) është formuar në 1976 nga 17 federata europiane, si një “qeveri” rajonale në vartësinë e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF). Aktualisht ajo ka 49 anëtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)