29 Mars 2024

Dybala kërkon pagë vjetore prej 12 milionë euro

Torino, 15 qershor - Kampioni italian Juventus ka besim se së shpejti do të arrijnë një marrëveshje me sulmuesin Paulo Dybala për zgjatjen e kontratës së tij, raportojnë mediat italiane.

Dybala ka një kontratë dyvjeçare me Juve, por klubi Torino dëshiron të zgjasë sa më shpejt bashkëpunimin e tij me lojtarin argjentinas.

Mediat itailiane shkruajnë se Dybala po kërkon pagë vjetore prej 12 milionë eurosh, dhe se Juventus është i gatshëm ta përmbushë atë.

Dybala arriti në Juventus në verën e vitit 2015 nga Palermo në një transferim me vlerë 40 milionë euro, dhe shënoi 91 gola në 217 paraqitje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)