18 Prill 2024

Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Portugali

Lisbonë, 29 janar - Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall “Xhudistja më e mirë në botë” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Përzgjedhja e saj u bë nëpërmjet një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)