19 Prill 2024

Del Piero shpreson në Kupën Botërore

Romë 6 mars - Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, ende mban shpresa se ai do të jetë pjesë e kombëtares së Italisë në Kupën Botërore.

“Ende jam në kërkim të kësaj ëndrre. Është e qartë se ëndrra ime quhet Kupa Botërore. Fanella e kombëtares është aspirata më e madhe për një atlet dhe të përfaqësosh vendin në një Kupë Botërore është kënaqësi e papërshkrueshme”.

“Kam luajtur shumë për Italinë, po ashtu edhe kam kaluar nëpër momente të vështira, por pastaj gjithçka u kthye në rrugë të duhur me një emocion të madh për të fituar Kupën Botërore në vitin 2006. Do të fokusohem në këtë”, ka thënë Del Piero.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)