25 Prill 2024

De Gea mund te largohet nga Old Traffordi

Londër, 10 shkurt - Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea e ka lënë derën hapur mundësinë e largimit nga Old Traffordi.

Spanjolli, i cili me ‘Djajtë e Kuq’ ka kontratë deri në vitin 2019, prej kohësh është i lidhur me kalimin tek gjiganti spanjoll, Real Madrid, transmeton KosovaPress.

I pyetur për të ardhmen, De Gea tha: “Askush nuk e di të ardhmen”.

“Jam shumë i lumtur në United, ky është një klub i madh”.

“Real Madridi? Nuk do të flas për këtë. Tani unë dua të jem i fokusuar në klubin tim”, ka theksuar spanjolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)