24 Gusht 2019

De Gea bëhet portieri më i paguar në botë

Londër, 22 korrik - Portieri spanjoll i Manchester United, David De Gea, ishte gati për t’u larguar, por një ofertë e majme e klubit britanik bëri që ai të ndërrojë mendje dhe të pranojë rinovimin e kontratës.

Lajmin e publikuan të dielën mediat britanike, sipas të cilave portieri ka rënë dakord të firmosë për 6 sezonet e ardhshme, deri në qershor 2025, me një pagë prej rreth 21 milionë eurosh në sezon ose 130 milionë euro në total.

Kjo shifër e bën atë automatikisht portierin më të paguar në botë dhe njëkohësisht edhe futbollistin e dytë më të paguar të Manchester United, pas sulmuesit kilian, Alexis Sanchez.

Siç thonë mediat britanike, palët kanë rënë dakord parimisht dhe pas kthimit të skuadrës nga Azia, ku po merr pjesë në turneun “International Champions Cup”, De Gea pritet të shkojë në zyrat e klubit për të firmosur kontratën e re bujare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 gusht 2019

- Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë kampanjën "Lëvizim". (Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ne dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest organizohet programi për fëmijë i shoqëruar nga koncerit dhe sfilata me kostume tradiconale. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 16:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Kur Pranvera Vonohet. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)