25 Prill 2024

De Biasi zyrtarizon largmimin nga kombëtarja shqiptare e futbollit

Tiranë, 13 qershor - Trajneri italian i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi, ka dalë të martën në një konferencë për shtyp pas përfundimit të grumbullimit për ndeshjet me Luksemburgun dhe Izraelin. Ai tha se pas pesë vjetësh e gjysmë, aventura e tij me Shqipërinë erdhi në fund.

De Biasi hoqi çdo dyshim mbi të ardhmen e tij duke e bërë të qartë vendimin e largimit.

“Në fund të eliminatoreve nuk do të jem më në stolin e Shqipërisë dhe besoj se ka ardhur momenti që të largohem për të kërkuar sfida të reja”, theksoi ai.

“Jeta është çështje cikli, ka një fillim, ka dhe një fund dhe vjen një moment kur dikush duhet të zgjedhë rrugën e tij. Nuk është çështje financiare, është thjesht çështje cikli. Unë, për sa kohë do të jem këtu, do të jap 110 për qind dhe s’ma heq askush dëshirën për të punuar dhe për t’u përfshirë në çështjen shqiptare. Gjithsesi nuk e di nëse do të jem në ndeshjen e ardhshme”, sqaroi tekniku italian.

“Fitorja me Izraelin ishte diçka shumë e bukur dhe lojtarëve ua bëra të ditur dhe pas ndeshjes që më në fund arritëm të largonim ato 3 centimetra pluhur nga mendja që na bllokonte dhe isha i lumtur, sepse prej kohësh klima që ekzistonte para ndeshjes më la një shije të keqe. Unë ua kam thënë dhe lojtarëve, forca juaj është grupi”, shtoi De Biasi.

Lidhur me të ardhmen e tij, De Biasi tha se nuk duhet të flas me askënd, aq më pak me mediat.

“Unë jam këtu prej 5 vite e gjysmë, e di që secili nga ju ka një ide se cila ka qenë sjellja e Gianni de Biasit dhe nuk kam pse jap shpjegime. Kur të marr ndonjë vendim, nëse do të marr, atëherë do të shpjegoj. Çfarë të shpjegoj sot, asgjë? Që flitet për lëvizje andej apo këndej, nuk është problemi im”, siguroi ai.

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit sqaroi dhe raportin me presidentin e FSHF-në.

“Me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit kam një raport të mirë, mendoj se është personi me të cilin jam ndjerë më mirë nga pikëpamja e punës, një person i këndshëm me të cilën mund të kalosh kohën me gëzim. E di që unë kam një aspekt profesional dhe një njerëzor që ecin përkrah. Shpesh pikëpamja njerëzore më ka bërë të bëj disa gabime të tmerrshme që nuk dua t’i ribëj”, përfundoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)