19 Prill 2024

Dahoud nënshkruan kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022

Prishtinë, 30 mars - Reprezentuesi U21 i Gjermanisë, Mahmoud Dahoud do t’i bashkohet Dortmundit në përfundim të stinorit pas marrëveshjes që verdh-e-zinjtë kanë arritur me Borussia Monchengladbach.

Dortmund ka paguar klauzolën prej 10 milionë eurosh për futbollistin, i cili ka qenë në radarin e shumë skuadrave tjera evropiane.

“Dahoud është një futbollist shumë i talentuar të cilin e kemi përcjellë tash e sa vite”, ka deklaruar drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

“Ai tashmë ka treguar se mund të luajë në nivelet më të larta dhe e presim me krahë hapur për sezonin e ardhshëm”.

Dahoud ka nënshkruar kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)