28 Mars 2024

Cristiano Ronaldo shpallet futbollisti i vitit në "Globe Soccer Awards"

Dubai, 4 janar - Cristiano Ronaldo, sulmue i Juventusit dhe një nga futbollistët më të mirë në botë, ka fituar çmimin lojtari më i mirë i vitit 2018 në "Globe Soccer Awards".

Në ceremoninë e çmimeve të zhvilluar në Dubai, ylli portugez ka lënë pas Antoine Griezmann të Atletico Madridit dhe Kylian Mbappe të PSG-së duke marrë për herë të tretë çmimin në kategorinë lojtari më i mirë.

Ronaldo, i cili ka marrë edhe çmimin në kategorinë "përzgjedhja e tifozëve", në një fjalim pas ceremonisë ka thënë: "Unë nuk mund të hyja në Vitin e Ri më mirë se kështu. Dua t'i falënderoj të gjithë për interesin e lartë të treguar dhe çmimet."

Ndërkohë, drejtuesi teknik i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka fituar çmimin trajneri i vitit, ndërsa çmimin e karrierës e ka marrë futbollisti legjendar brazilian, Ronaldo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)