20 Prill 2024

Cristiano Ronaldo përsëri e fitoi Topin e Artë

Barcelonë, 8 dhjetor - Futbollisti i njohur portugez, Cristiano Ronaldo, e ka fituar çmimin Topi i Artë si lojtari më i mirë për vitin 2017.

Ky është triumfi i tij i katërt në pesë vitet e fundit në këtë garë prestigjioze.

Lojtari 32 vjeçar i Real Madridit këtë vit i ka fituar disa çmime të larta. Në muajin tetor ai u shpall futbollisti më i mirë i FIFA-s, ndërsa në gusht ai e fitoi çmimin për futbollistin më të mirë të UEFA-s, në periudhën 2016-2017.

Ylli futbollistik i Argjentinës, Lionel Messi, i cili këtë vit u plasua i dyti në garën për Topin e Artë pas Ronaldos, është njëri nga lojtarët e rrallë që Topin e Artë e ka fituar pesë herë.

Ky çmim prestigjioz jepet nga revista France Futboll (Futbolli Francez).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)