23 Prill 2024

Costa pranë kalimit tek Evertoni

Londër, 18 gusht - Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, ka konfirmuar sot se është i hapur për transferimin e sulmuesit spanjoll Diego Costa, që është ende pa ekip pas largimit nga Chelsea.

Sulmuesi 28-vjeçar, nga Brazili ku ndodhet për pushime, ka thënë se preferon të luajë në Spanjë, te skuadra e tij e zemrës, Atletico Madrid, por ky transferim duket disi i vështirë.

Atletico nuk lejohet të bëjë asnjë transferim deri në janar, ndaj sulmuesi spanjoll mund ët shohë një alternativë tjetër për të ardhmen.

Everton, pasi konfirmoi blerjen e Gulfi Sigurdsson dy ditë më parë, është gati të bëjë një tjetër blerje “big” dhe emri surprizë është Diego Costa.

Edhe spanjolli duket se preferon këtë lëvizje, por nuk dihet nëse transferimi do të jetë vetëm për 6 muaj, deri në janar, apo për një sezon.

“Natyrisht që ne duam lojtarë për të ardhmen, por nëse të jepet mundësia për të marrë më të mirët, pse jo, presim edhe Costa. Ne na duhet një sulmues i tillë”, tha Coeman, që dje shijoi fitoren 2-0 të Everton në Europa League.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)