29 Mars 2024

Conte zgjat kontratën me Chelsean edhe për dy vite

Londër, 19 korrik - Antonio Conte ka zgjatur kontratën e tij me Chelsean edhe për dy sezone të tjera.

Ish trajneri i Italisë dhe Juventusit kaloi një sezon të parë perfekt me londinezët, duke triumfuar në Premiere League dhe mbërriti në finalen e FA Cup, të cilën e humbi ndaj Arsenal.

Gjatë pranverës u fol gjatë për një rikthim të Contes në Itali, ku e prisnin krahëhapur drejtuesit kinezë të Interit, të cilët i vunë në dispozicion edhe nëj çek të bardhë për merkaton e kësaj vere.

Gjithsesi, trajneri italian vendosi të vazhdojë më tej punën e nisur me Chelsea-n, për të synuar fitimin e trofeve edhe në Europë.

\"Jam shumë i lumtur që kam rinovuar. Vitin e parë punuam shumë për të arritur diçka të pabesueshme, për të cilën jam shumë krenar. Tani duhet të punojmë akoma më shumë, për të qëndruar në krye\", u shpreh Conte pak para nisjes për në Azi, ku do të përballet në një turne, me Interin dhe Bayern Munchen.

Në kontratën e re me londinezët, Antonio Conte do të fitojë një shumë prej rreth 10 milionë eurosh në sezon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)