17 Qershor 2019

Çmimi “Sportisti i vitit 2018” këtë vit e merr Visar Bekaj

Prishtinë, 28 dhjetor - Komuna e Prishtinës përzgjodhi sportistet dhe sportistët më të mirë për vitin 2018.

Në ceremoninë e mbajtur, kryetari Shpend Ahmeti falënderoi të gjithë ata që kontribuan dhe po kontribuojnë në vazhdimësi për zhvillimin e sportit në Kryeqytet.

Çmimi “Sportisti i vitit 2018” këtë vit e merr Visar Bekaj.

Komisioni i përbërë kryesisht nga gazetarët e sportit, kishte bërë përzgjedhjen e sportisteve dhe sportistëve më të dalluar të këtij viti si për moshat madhore, ashtu edhe për gjeneratat e reja që janë shpresa e sportit të këtij qyteti. Si sportistë të rinj që premtojnë shumë në të ardhmen u përzgjodhën:

Dardan Cena,  Don Polloshka, Denis Bllaca, Elda Zeqiri, Amelia Llugaliu, Blend Topalli, Meriton Ismajli , Blend Salihu, Vanesa Beka e Arben Berisha   

Mirënjohje pranuan edhe Anton Cena si veteran i vitit; Edin Kolgeci  si punëtori më i dalluar sportiv; Genc Nuza si gjyqtari më i dalluar; Mirel Josa, Shqipe Zogiani e Besim Brahimi si trajnerë më të dalluar. FC Prishtina u zgjedh si klubi i vitit kurse çmimi Post Mortum u nda për  Fadil Vokrrin, Agim Binakun,  Mehdi Jasharin e Ibrahim Prapashtica.

Çmime janë ndarë edhe në këto kategori:

Çmimi për përfaqësim të Prishtinës 2018: Hizdri Gubetini e Mensur Gashi

Çmimi Special 2018: Medina Surdulli

Çmimi për Kontribut jetësorë 2018: Masar Nixha, Iliaz Sina, Beqir Hasanxhekaj, Fejzullah Ademi, Idriz Humolli, Zijavere Salihu – Loshi e Sebahate Neziri

Top 10-tëshja më e mire për vitin 2018: Alvin Krasniqi,    Dardan Berisha, Armend Dallku,                Herolind Nishevci, Patriot Behrami, Irma Konjusha, Fortesa Orana, Agon Bajçinovci, Auron Syla e Drenusha Asllanaj

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 qershor 2019 - Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratë me organizatën Caritas për “Kujdesin Socio-Shëndetësor, shtëpiak dhe ambulator për qytetarët e Komunës së Prizrenit”. (Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)

- Komuna e Prizrenit organizon konferencë me temën “Për zhvillim të qëndrueshëm në Rajonin e Zhupës - Kundër Hidrocentraleve”. (Restaurant Fuad-As në fshatin Reçanë, ora 10:00 - transporti i organizuar nga ana e Komunës, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Rexhë Gjonbalaj, ish Kryetar i Bordit të Drejtoreve të PTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë organizojnë Marshin e Refuzimit, i cili do të zhvillohet në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. (Marshi do të nis nga sheshi “Skënderbeu”, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Të flasim për ekonominë!" të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë mbahet diskutimi në panel "kontributi i Kodit Civil në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndërmarrësinë e grave në Kosovë". (Shtëpia e Evropës, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veteranit të luftës së UÇK-së, Hilmi Haradinaj, baba i tre heronjve të kombit. (Kompleksi Memorial në Gllogjan, ora 11:00)

- Drejtori i Administratës në Komunën e Gjilanit, Bardhyl Syla mban konferencë për media lidhur me punën 5-mujore dhe planifikimi për tre muajtë e ardhshëm i drejtorëve të Komunës. (Zyra e kryetarit të Komunës, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja komemorative për të ndjerën Prof. Dr. Mandushe Berisha. (Fakulteti Filologjik, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton kërkesen e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njoftimi i Komisionit lidhur me vizitën e realizuar në Luginë të Preshevës si dhe diskuton lidhur me tekstet e reja shkollore e riorganizimin e shkollave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Lëvizja FOL organizon Forumin e FOL Hapur me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë znj. Apostolova dhe ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar ku temë diskutimi do të jetë ‘Etika në Administratën Publike”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 15:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Ajo" nga More Raça dhe "Martesa" nga Blerta Zeqiri. (Kino Armata, ora 20:00)