28 Mars 2024

City i zgjat kontratën mesfushorit Kevin De Bruyne

Manchester, 7 prill - Klubi në krye të tabelës së Premier Ligës Angleze, Manchester City, ka zgjatur kontratën e mesfushorit Kevin De Bruyne.

Sipas njoftimit të bërë nga klubi, 29-vjeçari i cili vesh fanellën e klubit që nga vera e 2015, ka zgjatur për dy vite shtesë kontratën që do të përfundonte në sezonin 2022-2023.

De Bruyne me fanellën e City në 255 ndeshje ka shënuar 65 gola, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka fituar 2 premier liga, një kupë të Federatës Angleze dhe 4 Kupa të Ligë Angleze.

Futbollisti i kombëtares belge, ishte zgjedhur futbollisti i vitit në Premier Ligë me performancën e tij në sezonin 2019-2020.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)