25 Prill 2024

City gati ofertën e parë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly

Manchester, 21 nëntor - Manchester City ka bërë gati ofertën e parë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Pas largimit të Vincent Kompany gjatë afatit veror, City ka mbetur pa ndonjë qendërmbrojtës të nivelit të lartë.

Sipas mediave angleze, kampioni i Anglisë ka hyrë në garë për Koulibaly, transmeton KosovaPress.

Senegalezi ka deklaruar se është i lumtur te “napolitanët”, por incidenti me presidentin Aurelio de Laurentiis, ka bërë që të mendojë përsëri për të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve, City ka bërë gati 75 milionë euro për të transferuar senegalezin gjatë afatit dimëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)