29 Mars 2024

City e PSG rrezikojnë realisht përjashtimin nga Champions

Manchester, 4 dhjetor - Manchester City e Paris SG janë sërish në telashe. Skuadra kampione e Anglisë dhe ajo kampione e Francës rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Champions League, për shkak të mosrespektimit të rregullit të “Fair Play”-t financiar.

Sipas asaj që publikohet në medien britanike dhe atë italiane, UEFA ka rihapur dosjen e Man. Cty dhe Paris SG-së, pas dokumenteve të reja të zbuluara nga “Football Leaks” dhe të publikuara nga “Der Spiegel”, sipas të cilave këto dy klube kanë marrë një trajtim favorizues nga qeveria e futbollit europian.

Sipas “The Guardian” dhe revistës italiane “Panorama”, presidenti i UEFA-s Alexander Ceferin, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv deklaroi se situata e Manchester Cityt është diçka konkrete dhe se shumë shpejt do të ketë një zgjidhje për të.

Në vitin 2014, Manchester City e kaloi këtë problem me një gjobë prej vetëm 20 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të “Football Leaks”, që u publikuan në fillim të muajit nëntor, ky ndëshkim i lehtë erdhi pas një sërë takimesh sekrete mes funksionarëve të UEFA-s dhe drejtuesve të klubit anglez.

Po kështu, në ato dokumente flitej edhe sesi qeveria e futbollit europian lejoi “Citizens” të driblojnë rregullin e “Fair Play”-t financiar, me të ardhurat e përfituara prej 2.7 miliardë eurosh, një linjë që ajo e ndoqi edhe me PSG.

Por, PSG-ja ka llogari të tjera të hapura me UEFA-n. Klubi francez raportoi bilanc fals më 13 qershor, me UEFA-n që po heton të gjitha llogaritë dhe kontratat e sponsorizimit të klubit francez për sezonin 2016-2017. Hetimi u hap më 3 korrik nga UEFA, ndërkohë që “L’Equipe” bëri të ditur më 14 nëntor se, edhe parizienët rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Champions.

Ndalimi i pjesëmarrjes në turnetë europianë është sanksioni më i rëndë, me të cilin duket se do të përballen Manchester City dhe PSG, dy ekipe që mund të dënohen edhe me kufizim të numrit të lojtarëve të federuar, me mbajtjen e të ardhurave të siguruara nga kompeticioni, ose me heqje pikësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)