19 Mars 2024

City ankimon vendimin e UEFA-s në CAS

Lozanë, 26 shkurt - Ishte diçka e pritshme, por tashmë është bërë zyrtare. Manchester City ka ankimuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Në Lozanë të Zvicrës, vendimit e UEFA që e pezullon për dy sezone klubin anglez nga pjesëmarrja në kupat e Europës.

Në komunikatën e lëshuar nga Citizens thuhet se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka regjistruar ankimimin e Manchester City-t kundër Uefa-S.

"Apelimi është kundër vendimit të CFCB (Dhoma e Gjykimit të Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s), të datës 14 shkurt, sipas të cilit Manchester City ka thyer rregullat UEFA-s për licencat dhe Fair Play-in Financiar, duke e përjashtuar për të sezone nga kompeticionet e UEFA-s për klube dhe gjobitur 30 milionë euro.”

Nuk mund të thuhet me siguri se sa kohë do të duhet deri në një vendim përfundimtar, ndaj Manchester City duhet të kryqëzojë gishtat duke shpresuar që të jetë pozitiv për të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)