19 Prill 2024

Chris Smalling vazhdon kontratën me Manchester United

Manchester, 16 dhjetor - Klubi anglez i futbollit Manchester United vazhdoi kontratën me mbrojtësin Chris Smalling deri në vitin 2022.

Klubi nga Old Trafford përmes një kumtese njoftoi se Smalling, të cilit këtë vit i skadoi kontrata, ka nënshkruar kontratë të re me Manchester United, e cila vlen deri në vitin 2022.

Në vitin 2010, lojtari i përfaqësueses së Anglisë nga Fulham erdhi në radhët e "djajve të kuq", dhe që atëherë, ai regjistroi 307 ndeshje dhe 18 gola.

Futbollisti me përvojë regjistroi 31 paraqitje për kombëtaren e Anglisë.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)