29 Mars 2024

Chiellini rinovon kontratën deri në vitin 2023 me Juventusin

Torino, 3 gusht - Giorgio Chiellini, kapiteni i ekipit italian të futbollit Juventus, të hënën vazhdoi kontratën e tij me klubin.

Juventus në Twitter theksoi se Chiellini, 36-vjeçar, rinovoi marrëveshjen e tij deri në vitin 2023.

Qendërmbrojtësi italian ka luajtur për Juventusin që nga viti 2005. Ai shënoi 36 gola në 535 paraqitje për Juventusin.

Chiellini ndihmoi klubin e tij të fitojë nëntë tituj në Serie A. Ai në korrik fitoi titullin e UEFA EURO 2020 me kombëtaren italiane.​​​​​​​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)