20 Shtator 2018

Chelsea ofron 56 milionë euro për Alex Sandro

Londër, 3 janar - Antonio Conte nuk ka ndërmend të humbasë kohë për merkaton dhe kërkon të përforcojë skuadrën në muajin janar me një futbollist që e dëshiron prej më shumë se 6 muajsh: Alex Sandro.

Mbrojtësi që është nën kontratë me Juventusin është kthyer në një obsesion për trajnerin që drejton skuadrën londineze të Chelsea prej dy sezonesh.

Sipas mediave britanike, Antonio Conte kërkon të evitojë konkurrencën me rivalin e tij Mourinho për të sjellë në skuadër brazilianin.  Mirror zbulon se londienzët janë gati të ofrojnë 56 milionë euro në këmbim të lojtarit.

Nga ana tjetër, edhe pse trajneri Allegri është shprehur se nuk do të ketë lëvizjë në merkato, Juve e shikon këtë si një mundësi të mirë për të shëdoshur financat, ndërkohë që prej kohësh kanë piketuar edhe zëvendësuesin e tij.

Ai është mbrojtësi 24-vjeçar brazilian Wendell, që aktivizohet në radhët e Leverkusen prej vitit 2014.

Kalendari

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018

 - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)

-  Kyetari i LDK-së Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarë të degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 17:00)