29 Mars 2024

Brazili tërheq kandidaturën për Kupën e Botës në futboll për femra 2023

Rio de Zhanerio, 10 qershor - Brazili ka tërhequr kandidaturën për të organizuar Kupën e Botës të futbollit për femra 2023.

Autoritetet e vendit kanë thënë se nuk mund t'i ofrojnë FIFA-s garancitë e nevojshme financiare për shkak të ndikimeve të pandemisë së COVID-19.

Konfederata braziliane e futbollit gjithashtu deklaroi se do të mbështesë kërkesën e Kolumbisë përballë asaj të Japonisë dhe kandidaturës së përbashkët të Australisë dhe Zelandës së Re.

Amerika e Jugut asnjëherë nuk e ka organizuar këtë turne.

Vendimi pritet të merret në 25 qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)