19 Prill 2024

Bota e tenisit tronditet pas zhdukjes të tenistes kineze

Pekin, 17 nëntor - Tenistja japoneze Naomi Osaka tha se ishte e shqetësuar për sigurinë e tenistes kineze Peng Shuai, e cili prej disa ditësh është zhdukur.

Zhdukja e Peng Shuait ka shqetësuar publikun sportiv. Asgjë nuk dihet për të pas një postimi në rrjetet sociale ku pretendonte se ishte ngacmuar seksualisht nga ish-zëvendëskryeministri kinez, Zhang Gaoli.

Pas reagimit të tenistit të parë në botë, Novak Gjokoviç, i cili deklaroi se është tronditur nga ky informacion, ka reaguar edhe ish-tenistja më e mirë në botë, japonezja Naomi Osaka.

“Censura nuk është kurrë e drejtë me asnjë çmim. Shpresoj që Peng Shuai dhe familja e saj të jenë të sigurt. Jam e tronditur nga situata aktuale dhe i dërgoj dashuri”, ka shkruar fituesja e katër turneve Grand Slam.

Peng, një nga yjet më të mëdha të sportit kinez, e akuzoi Zhang Gaoli-n në rrjetin social Weibou më 2 nëntor se e kishte detyruar atë për marrëdhënie intime tre vjet më parë.

Federata e Tenisit të Grave (WTA) bëri thirrje për hetim ndërsa drejtori i saj ekzekutiv Steve Simon tha se megjithëse morën "garanci" se Peng ishte e sigurt, ata nuk ishin në gjendje të komunikonin me të.

Qeveria kineze nuk i është përgjigjur ende akuzave. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, i cili merret me mediat ndërkombëtare, u tha gazetarëve se nuk ishte në dijeni të situatës dhe se kjo nuk është një "çështje diplomatike".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)