28 Mars 2024

Bosque: Botërori 2010, Spanja favoritja kryesore

Madrid, 1 Mars - Trajneri i kombëtares se Spanjes, Vicente del Bosque ka bere te ditur se skuadra e tij eshte nje nga favoritet kryesore per te fituar Boterorin 2010, i cili do te zhvillohet kete vere ne Afriken e Jugut.

“Ne jemi kampionet e Evropes ne fuqi dhe si te tille eshte normale qe te konsiderohemi favorite per te fituar Kupen e Botes. Por ka edhe skuadra te tjera shume te forta, si Brazili, Argjentina, Anglia por edhe Italia, Gjermania dhe Franca”, ka bere te ditur del Bosque, pasi bere publike listen me futbollistet e grumbulluar per ndeshjen miqesore kunder Frances, e cila do te luhet te merkuren ne Paris.

Spanja do te luaje ne grupin H te Boterorit 2010 bashke me Zvicren, Kilin dhe Honduras, por deri atehere del Bosque ashtu si te gjithe trajneret e tjere te perfaqesueseve qe do te marrin pjese ne kompeticionin me te madh te futbollit eshte i shqetësuar per intensitetin e larte me te cilin luajne klubet evropiane.

 "Sigurisht qe do te shohim probleme fizike te lojtaret, qe luajne shume ndeshje ne nje sezon. Te gjithe e dine faktori fizik eshte shume i rendesishem ne nje Boteror. Keshtu ne duhet te fokusohemi te rikuperimi i lojtareve përpara nisjes se Kupes se Botes”, ka përfunduar Vicente del Bosque, i cili mori drejtimin e Spanjes, pas largimit te Luis Aragones qe e drejtoi kete skuader drejt titullit kampion Evrope ne vitin 2008.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)