25 Prill 2024

Blaze Matuidi edhe zyrtarisht futbollist i Juventusit

Torino, 19 gusht - Mesfushori francez Blaze Matuidi do të jetë edhe zyrtarisht një futbollist i Juventusit.

Transferimi është arritur kundrejt shifrës së 30.5 milionë eurove, 20 prej të cilave janë paguar direkt dhe 10.5 do të paguhen në formë bonusi.

Matuidi ka nënshkuar një kontratë 3 vjeçare me juventinët dhe menjëherë është grumbulluar nga Allegri, për ndeshjen ndaj Cagliarit.

"Jam i lumtur dhe i nderuar të vesh fanelën bardhezi, nëj fanelë që e kanë v3eshur legjendat e futbollit francez, Zidane e Platini, por edhe trajneri aktual i Francës, Didier Deschamps", tha Matuidi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)