28 Mars 2024

Benzema të United, Vidiç të Reali

Mançester, 12 prill - Sikurse bëri të ditur e përditshmja e njohur sportive spanjolle “Marca”, gjigantët anglezë të Mançester United janë të gatshëm për të mposhtur Çelsin dhe rivalët e qytetit, Mançester Sitin në lidhje me sulmuesin francez të Realit të Madridit, Karim Benzema.

Tashmë është mësuar se Sër Aleks Ferguson kishte bërë një ofertë prej 25 milionë eurosh verën e kaluar, por ajo nuk ishte marrë në konsideratë, sepse “Los Merengues” ofruan 30 milionë euro për 22-vjeçarin.

Ferguson nuk mund të shpenzonte më shumë, pasi ai kishte edhe Dimitar Berbatov, i cili duhet të dëshmonte ende se sa vlen para syve të tifozëve të Junajtid.

Thuhet se Mançester Junajtid është interesuar për ta marrë sulmuesin në formë huazimi prej një sezoni dhe sugjerohet, që në një marrëveshje të mundshme, të përfshihet kalimi i Nemanja Vidiç në stadiumin “Bernabeu”.

Reali i Madridit është pajtuar me kushtet personale të Nemanja Vidiç dhe është planifikuar tashmë, që mbrojtësi serb të largohet nga Junajtid në fund të këtij sezoni, por Ferguson e ka kundërshtuar largimin e tij, ngaqë ai nuk është i gatshëm t’i humbë dy nga yjet e tij në fund të çdo sezoni.

Si rezultat, Vidiç dhe Ferguson kanë arritur në një marrëveshje, që mbrojtësi serb të largohet në vitin 2011. Gruaja e Vidiç, Ana Ivanoviç, kishte shprehur dëshirën të jetonte në Spanjë, por Vidiç ka vendosur që të qëndrojë te Mançesteri edhe për një sezon, për shkak të zemërgjerësisë së Ferguson, i cili e ka bërë serbin njërin nga mbrojtësit më të mirë në botë.

 E përditshmja sportive spanjolle “Marca” spekulon se Junajtid është i etur ta marrë sulmuesin francez, Benzema, në stadiumin “Old Traford”, i cili shihet edhe si bashkëlojtari ideal përkrah golashënuesit më të mirë aktual të Premier Leagues, Uejnd Runo.

Ndërsa Reali i Madridit, pasi ka dështuar në të gjitha frontet përveç “La Ligas”, dëshiron mbrojtësin Nemanja Vidiç dhe sipas rekomandimeve të Ronaldos, ai është lojtari me potencial, i cili mund të përshtatet shumë mirë në lojën e “Los Merengues”.

Por Mançester Siti dhe Çelsi nuk janë konkurrentët e vetëm të Mançester Junajtit. Bardhezinjtë e Juventusit janë duke parë dyshen franceze Benzema & Gorkuf. Sikurse bëri të ditur dje e përditshmja sportive italiane “Il Corriere dello Sport”, Juventusi është duke ndjekur sulmuesin e Realit të Madridit, Karim Benzema dhe njëkohësisht edhe mesfushorin e Bordosë, Joan Gurkuf.

Benzema ka kaluar në një formë të dobët këtë sezon në skuadrën e “Bernabeu”-t, dhe për francezin më parë është interesuar Milani, ndërsa tani edhe Juventusi. Johan Gurkuf këtë sezon ka shkëlqyer te Bordoja dhe kohën e fundit ai është përfolur shumë për një rikthim të mundshëm në Itali. Bordoja nuk do të pranojë asnjë ofertë më të vogël se 25 milionë euro, aq sa thotë edhe klauzola e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)