16 Tetor 2019

Bayern Munich dhe Manchester City kërkojnë Rodrigo Hernandez

Madrid, 20 qershor - Bayern Munich dhe Manchester City janë të interesuar për mesfushorin Rodrigo Hernandez.

Rodri erdhi këtë sezon tek Atletiko Madrid nga Villareal dhe i ka mahnitur të gjithë me lojën e tij. Paraqitjet e mira bënë që ai të zibnte rol kryesor edhe në kombëtare.

Guardiola ka shprehur simpati për Rodrin si lojtar që para se te bashkohej me Atletikon, kjo ngaqe përshtatet edhe ideologjia e lojës.

Pritet që të dy ekipet të futën në garë dhe të nisin ofertat zyrtare për Rodrin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019  - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)