29 Mars 2024

Bastet favorizojnë qëndrimin e Ronaldos te Juventusi

Torino, 28 qershor - Kompanitë e basteve favorizojnë qëndrimin e Cristiano Ronaldos edhe për një vit tjetër te Juventusi, por kuotojnë po ashtu ulët edhe largimin e tij drejt PSG-së, ku do të kishte mundësinë që të nënshkruante një marrëveshje që do ta bënte edhe ambasador të botërorit 2022 në Katar.

Qëndrimi në Torino kuotohet nga 1.85 deri në 2, ndërsa largimi drejt PSG-së kuotohet nga 2 deri në 2.15 nga kompanitë kryesore të basteve.

Opsionet e tjera për portugezin janë Manchester United që kuotohet me 3.75 dhe Sportingu i Lisbonës me 9. Po 9 kuotohet edhe rikthimi i tij tek Real Madrid.

Më pak të besueshme janë transferimet e tij në MLS amerikane, ose në Katar ku kuotat janë 22. Kalimi te Interi, apo Milani kuotohet në 100.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)