25 Prill 2024

Barcelona ofron 80 milion euro dhe Coutinho për të rikthyer Neymar

Barcelonë, 15 gusht - E kërcënuar nga rivaliteti i Real Madrid, Barcelona ka bërë një ofertë për të rikthyer në Camp Nou brazilianin Neymar.

Sipas mediave franceze Barcelona ka ofruar 80 milion euro dhe Coutinho-n për të marrë Neymar. Siç raportohet ka pasur takime mes drejtuesve të dy ekipeve.

Barcelona po kërkon me ngulm ta rikthejë Neymar-in dhe në qoftë se Paris nuk bie dakort me ofertën e parë Barça mund të sakrifikojë edhe mesfushorin kroat Rakitic ose mbrojtësin e djathë Semedo.

Pas dështimeve në kompeticionet europiane 27 vjeçari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga PSG dhe për tu rikthyer në Spanjë. Real Madrid po konkurron Barcelonën në këtë transferim, saqë mediat franceze përpara 2 ditëve e bënin të kryer kalimin e tij tek Los Blancos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)