23 Nëntor 2017

Barcelona kërkon brazilianin Coutinho

Barcelonë, 29 tetor - Barcelona nuk është dorëzuar ende për brazilianin Philippe Coutinho, ndërkohë që ka përshpejtuar kohët që ta afrojë në skuadër fantazistin e Liverpool.

Mendohet që klubi spanjoll të ketë të gatshëm që në muajin janar brazilianin, duke iu ofruar britanikëve të Liverpoolit shifrën prej 84 milionë eurosh. Kjo vlerë do të dyfishohet në muajin qershor, duke kapur vlerën prej 150 milionë eurosh.

Mediet britanike njoftojnë se marrëveshja është arritur dhe klubet po diskutojnë të gjitha modalitetet e këtij transferimi.

Barcelonës iu mohua mundësia e këtij transferimi në muajin gusht, kur Liverpool këmbënguli për të mos e lënë futbollistin, edhe pse ky i fundit kishte shprehur dëshirën për t’u larguar.

Coutinho shihet në fakt si zëvendësues i Andres Iniestës, ndërsa në sulm Barcelona është duke punuar njëkohësisht edhe për Griezmann.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Nëntor 2017 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për Energjinë e Ripërtëritshme në Sektorin e Prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Technologjisë, organizojnë konferencën rajonale "Investimi në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme: Faktet, Mundësitë dhe Sfidat". (Hotel International, rrugës për Lipjan, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbajë ligjëratë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan për qeverisjen e mirë. (Objekti i Univesitetit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 143 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 11:30)

- Joni Sefedini, nxënëse në klasën e tretë në Shkollën fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë, promovon librin e dytë të tij me titull “Dy arinj të humbur” dhe hapet ekspozita me piktura të tij. (Shkolla fillore “Nazim Gafurri”, ora 12:00)

- Me rastin e 17-vjetorit të vrasjes së veprimtarit, Xhemail Mustafa, Kryetari i LDK-se, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe tek varri i tij. (Fshati Gllamnik në Podujevë, ora 13:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon Konferencën “Volunteers in Action” përmes së cilës synohet vetëdijesimi i të rinjve mbi rëndësinë e filantropisë dhe punës vullnetare. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 14:00)

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, dr. Fidelma Donlon, do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e Dhomave të Specializuar.  (Hotel Garden n lagjen Kalabria, ora 14:30)

- Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa me Nenkryetarin e LDK-së, z. Lutfi Haziri, do të mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, kompleksi "Qafa", ora 15:00)

- Hapet ekspozita e artistes znj. Emiranda Beka. (Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, ora 19:00)