28 Mars 2024

Barcelona e interesuar për Tavares

Barcelonë, 6 janar - Ylli i Leicester Cityt Sidnei Tavares është duke tërhequr vëmendje nga gjiganti Barcelona, raporton “The Sun”.

“Blaugranët” janë duke planifikuar që të bëjnë një ofertë për mesfushorin para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve në janar, ku Tavares është edhe kushëriri i ish yllit të Manchester United Luis Nani, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, nëse Leicester vendos që ta refuzoj ofertën, Barcelona përsëri janë në krye të garës për shërbimet e Tavares, dhe mund të presin deri sa lojtari të përfundoj si agjent i lirë në fund të këtij edicioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)