21 Tetor 2019

Arsenal nënshkruan me Pepe

Londër, 2 gusht - Arsenal ka bërë një ndër 4 blerjet më të shtrënjta në historinë e klubit por edhe të Premier Leagues. Londinezët kanë nënshkruar me Nicolas Pepe i cili u transferua nga ekipi frencez Lille për një vlerë prej 72 milion paund.

Anësori nga Bregu i Fildisht ka shënuar 35 gola në 74 ndeshje me ekipin e Lilles që kur iu bashkua në vitin 2017.

“Të jesh këtu është shumë emocionuese. Kam bërë një rrugëtim të gjatë, kam punuar fort dhë nënshkrimi më këtë klut të shkëlqyeshëm është një shpërblim i madh” – tha Pepe.

24 vjeçari u bë blerja e 4 më e shtrenjtë ne histrinë e Premier League pas dyshes së Manchester United Pogba (89 milion paund) dhe Lukakut (75 milion paund) si dhe mbrojtësit të Liverpool që u ble për Virgil van Dijk 75 milion paund.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019  - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)