25 Qershor 2022

Alma Mehmeti dhe Chris Doran fitues të turneut 'Ahmet Hoxha 2022'

Ferizaj, 22 maj - Sot në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt turneu i 23-të përkujtimor për senior/e “Ahmet Hoxha 2022” që pati një pjesëmarrje të madhe të pingpongistëve kosovar si dhe të disa pingpongistëve nga Shqipëria. Pasi u bë hapja e turneut delegacioni i FPPK-së bëri homazhe tek varri i heroit të kombit Ahmet Hoxha për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

Në kategorinë e femrave në gjysmëfinalen e parë u takuan dy bashkëlojtaret nga ‘Drita’ e Gjilanit, Linda Zeqiri dhe Alma Mehmeti e cila arriti ta befasoj kampionen e shumëfishtë Linda Zeqirin me rezultat 3-1.

Në gjysmëfinalen e dytë Shega Hashani e mposhti Lenë Osmanin poashtu me rezultat 3 me 1 kështu për tu ndeshur me Alma Mehmetin në finale e cila ishte një ndeshje e barazpeshuar por të cilën në fund arriti ta fitoj Alma me rezultat të ngushtë 3-2 për ta mbrojtur titullin e kampiones të këtij turneu.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku i cili fitoi me lehtësi me rezultat 3-0 sikurse Chric Doran që e mposhti Blend Hajdarin me të njejtin rezultat në gjysmëfinalen e dytë.

Në finale Fatih Karabaxhaku nuk mundi t’i rezistoj anglezit Chris Doran i cili fitoi me rezultat 3-0 për ta mbrojtur kështu titullin e kampionit të turneut tradicional “Ahmet Hoxha

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)