20 Prill 2024

Aguero është sulmuesi më i mirë në histori të Premierligës

Londër, 2 tetor - Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero shtë sulmuesi më i mirë i huaj në histori të Premierligës.

Sipas mesfushorit anglez, Shaun Wright-Phillips beson se Sergio Aguero është sulmuesi më i mirë në histori të Premierligës.

Ai thotë se nëse Aguero është i shëndetshëm, atëherë ai mund të shënojë lehtësisht 30 gola dhe të ndihmojë Cityn të fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.

“Definitivisht ka një argument që Aguero është sulmuesi më i mirë në histori të Premierligës”, ka thënë Shaun Wright-Phillips për 888sport, transmeton Express.

“Nëse ai nuk është i lënduar, atëherë ai do të ndihmojë Cityn të fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve. Ai është finalizues i jashtëzakonshëm dhe lehtësisht mund të shënojë 30 gola”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)