16 Prill 2024

Agim Tahiraj zgjedhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit

Prishtinë, 6 mars - Federata e Boksit e Kosovës, përkatesisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit mbajti seminarin dhe kollokfiumin për gjyqtarë si dhe seminare për delegatë dhe mjek sportive në të cilën ishin prezent 15 pjesemarres.

Gjatë këtij takimi njëherit u mbajt dhe kuvendi i rregullt dhe zgjedhor i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit ku kryetari i deritashëm Latif Demolli për shkak të postit të ri i emëruar nga muaji gushtë sekretar i përgjithshem i FboxK dha dorëheqje nga posti i kryetarit të shoqates së gjyqtarëve.

Kryetar i ri i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit u zgjodh Agim Tahiraj, ndërsa sekretar Luan Krasniqi.

Para fillimit të sezonit pranveror të garave në boks shoqata e gjyqtarëve mban seminarin dhe kollokfiumin për gjyqtarë te boksit që te jenë sa me të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjatë sezonit pranveror.

Ky seminar ishte me rëndesi për arsye të ndryshimit te disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve te gjyqtarëve.

Ligjerues për gjyqtar ishin gjyqtarët me licencë ndërkombëtare AIBA,  Latif Demolli, ndërsa tema kryesore të këtij seminari ishin ”Ndryshimet e disa rregullave në poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në bokse”, ”Lendimi i dyanshëm i boksierëve në ring, nderprerje e duelit.

Sylejman Voca  informoi mbi punen e delegatit para fillimit te meqit dhe deri me përfundimin e meqit dhe kompetencat e tyre si dhe ndryshimi i kategorive të boksiereve. Përpos Sylejman Vocës nga delegatet ishin Nadir Shllaku dhe Fadil Syla.

Ky seminar ishte i mirëseardhur për gjyqtarë, delegatë e mjek sportive për arsye të njohjes së ndryshimeve dhe plotsimeve me te reja nga rregullat teknike të IBA-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)