25 Shkurt 2021

Sport

Komuna Skenderaj shpalli Bleona Kadriun sportiste e vitit

Skenderaj, 28 dhjetor - Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së laureatëve në kulturë, rini e sport, për vitin 2019, në të cilën volejbollistja, Bleona Kadriu u shpallë sportisti i... Lexo

Vidal gati të kaloj tek Interi

Milano, 28 dhjetor - Arturo Vidal i shpall luftë Barcelonës vetëm e vetëm për t’u transferuar te Interi në merkaton e dimrit. Nëse nga njëra anë... Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2021

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura” në Dobrushtë, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon "Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2" ku do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyrët e ORCA's, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 196-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 13:00)