18 Janar 2021

7 teste të reja pozitive me Covid-19 në Premier Ligë

Londër, 22 dhjetor - Premier Liga angleze ka konfirmuar se në raundin e fundit të testimeve për Covid-19, shtatë nga testet janë rikthyer pozitive.

Në total prej 1,569 lojtarëve dhe stafeve mjekësore që janë testuar nga periudha 14 deri më 20 dhjetor, shtatë prej tyre kanë rezultuar pozitivë, dhe do ta fillojnë menjëherë vet-izolimin në shtëpitë e tyre, përcjell KosovaPress.

Është vërejtur një rritje tejet e vogël që nga java e kaluar, ku kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm 6 persona nga stafi mjekësor ose nga lojtarët, por po konsiderohet si një numër i kënaqshëm, pasi është regjistruar java e dytë me raste pozitive në numër një-shifror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020 - Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)